Borrel: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha sot pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se s’ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë. Borrelll tha se s’ka datë të përcaktuar për takimin Kurti-Vuçiq, por shtoi se janë marrë vesh që të vazhdohet ky proces. “Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka alternativë tjetër. Arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra për ta marrë perspektivën evropiane. Prandaj për këtë unë e inkurajova Kurtin që të përfshihet në këtë çështje”, tha Borrell. Kryeministri i Kosovës ka bërë të dituar se do të jetë i pranishëm në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimore me datën 18 të muajit të ardhshëm. Urti gjithashtu i ka premtuar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për punë të jashtme gatishmërinë për dialog. “Projekti i BE-së për paqe, demokraci dhe mirëqenie nuk duhet të merret i tillë. Ai duhet të mbrohet. Përfaqësuesin e lartë Borell e sigurova për gatishmërinë për dialog dhe konfirmova pjesëmarrjen në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor me 18 Maj në Bruksel”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “Twitter”.