Southgate: Rashford duhet të përmirësohet që të fitojë vendin te Anglia

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate thotë se forma e sulmuesit Marcus Rashford duhet të përmirësohet nëse dëshiron të fitojë vendin në skuadrën e “Tre Luanëve”.

Sulmuesi i Manchester United u la jashtë skuadrës për miqësoret kundër Bregut të Fildishtë dhe Zvicrës në këtë muaj, përcjellë lajmi.net.

Forma e Rashford ka rënë në “Old Trafford” këtë sezon dhe po mendon të largohet nga klubi i fëmijërisë për shkak të mungesës së kohës për të luajtur.

24-vjeçari ka qenë i rregullt nën drejtimin e Southgate, i cili tenton t’u qëndrojë besnik lojtarëve.

Por, Southgate thotë se Rashford nuk është qartësisht në gjendjen më të mirë dhe duhet të përmirësojë paraqitjet e tij për të rifituar vendin e tij.

“Ai është në të njëjtin pozicion si gjithë të tjerët. Pavarësisht nëse është brenda apo jashtë skuadrës (çdo lojtar) duhet të luajë mirë në fund të sezonit dhe sezonin e ardhshëm”.

‘Është një kohë e vështirë për të. Është e qartë se nuk është në më të mirën, por ka shumë kohë (përpara Kupës së Botës)”.

“Ne e dimë për Marcusin dhe e dimë se çfarë mund të na sjellë”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, në listën e Anglisë nuk u ftua as sulmuesi tjetër i Man Unitedit, Jadon Sancho.