Sela takoi ambasadorin e ri çek, Jaroslav Ludva

Sot isha i nderuar me vizitën e parë të ambasadorit të posaemëruar të Republikës së Çekisë në vendin tonë, ekselenca e tij Jaroslav Ludva, në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup.

Biseduam për zhvillimet aktuale në vend, rajon dhe në botë. Invazioni rus në Ukrainë mbetet shqetësimi kryesor për ne dhe mbarë botën e civilizuar perëndimore. Ambasadorit Ludva i shpreha qëndrimin e Aleancës për Shqiptarët kundër Open Ballkan, të cilin e shohim si projekt për afrimin e Rusisë në Ballkan dhe si përjashtues për gjysmën e vendeve të gadishullit.

Në këtë takim miqësor dhe me interes të përbashkët, e njoftova ambasadorin edhe për zhvillimet në vend, ngecjen e reformave, nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë si dhe problemet tjera që tangojnë në radhë të parë qytetarët, por edhe progresin e vendit në procesin integrues.