Gazetarja ruse që protestoi kundër luftës thotë se hetuesit si besonin se ishte ideja e saj

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila ndërpreu një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus, duke tundur një pankartë ku shkruhej: “Jo luftë, ndalo luftën”, thotë se hetuesit nuk po e besojnë se ishte vendimi i saj për të protestuar kundër luftës ruse në Ukrainë.

Ovsyannikova për BBC-në shpjegoi se ajo duhej të çlirohej nga të qenit një “instaluese në makinën e propagandës ruse” dhe u kërkoi rusëve të tjerë t’i rezistonin “propagandës së Kremlinit”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka falënderuar gazetaren ruse për protestën.

“Unë u jam mirënjohës atyre rusëve që nuk reshtin së përpjekuri për të përcjellë të vërtetën. Për ata që luftojnë dezinformimin dhe tregojnë të vërtetën, fakte reale për miqtë dhe të dashurit e tyre”.

“Faleminderit dhe personalisht gruas që hyri në studion e Channel One me një pankartë kundër luftës”, pati thënë Zelensky.