Sot hidhet shorti për “Play Off-in” e Kupës së Botës

Me fillim nga ora 17:00 në Zyrih të Zvicrës do të hidhet shorti për Kombëtaret e Evropës, shkruan lajmi.net.

10 kombëtaret që përfunduan kualifikimet në vendet e dyta, si dhe dy nga Liga e Kombeve do të marrin pjesë në short.

Gjashtë skuadrat me rekordin më të mirë të kualifikimit (pikët dhe diferencën e golave) vendosen në vazon 1 dhe gjashtë të tjerat do të futen në vazon 2.

Vazo 1: Itali, Portugali, Rusi, Skoci, Suedi, Uells

Vazo 2: Austria, Republika Çeke, Maqedonia e Veriut, Polonia, Turqia, Ukraina

Skuadrat në vazon 1 do të presin gjysmëfinalen në grupin e tyre përkatës. Pritësi i finales do të përcaktohet me short.