Chelsea përgatit ofertë për yllin e Juventusit

Chelsea duket se nuk është e kënaqur me opsionet që ka momentalisht në repartin e sulmit, transmeton lajmi.net.

Thomas Tuchel thuhet se ka kërkuar transferimin e një top-sulmuesi anësorë dhe tashmë kanë disa opsione të mundshme.

Sipas ‘Calcio Mercato’, “The Blues” janë duke përgatit një ofertë prej rreth 100 milionë euro për yllin e Juventusit, Federico Chiesa.

Bayern Munich është gjithashtu e lidhur me transferimin e Chiesas, i cili është i huazuar nga Fiorentina te Juve.

“Zonja e Vjetër” do të nënshkruajë përfundimisht me 24-vjeçarin verën e ardhshme, por Chelsea do të insitojë deri në fund për të siguruar shërbimet e tij.

Chiesa shihet si një futbollistë kyç në formacion e Massimiliano Allegrit dhe vështirë se klubi italian do të heq dorë nga ai.