Ky futbollist nuk është i prefuari i Xavit te Barcelona

Xavi Hernandez pak javë më parë mori drejtimin e Barcelonës, duke ngritur ambiciet e fansave të klubit që ‘Blaugranët’ do të rikthehen në rrugën e duhur, transmeton lajmi.net.

Efektet e para të Xavit tashmë kanë filluar të shihen në lojë, pasi futbollsitët luajnë me më shumë vetëbesim për të triumfuar.

Megjithatë, tekniku spanjoll duket se ka një futbollistë që nuk po e preferon në klub.

Sipas mediave spanjolle, Riqui Puig nuk është në mesin e të preferuarve të trajnerit.

Puig nuk e ka bindur Xavin me përformancat e tij në stërvitje dhe as në ndeshjet ku ai ka luajtur disa minuta.

Xavi është duke iu besuar futbollistëve si Gavi dhe Nico Gonzalez në mesfushë, ndërsa Puig pritet të largohet pasi nuk po gjen hapësira të mjaftueshme.