Sot do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, por në afat më të shkurtë se 30 ditë?

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e veriut sot do të vazhdojë për herë të tretë. Burime të “Fokus” kanë thënë se është e mundshme që kësaj radhe gjendja e jashtëzakonshme të mos shpallet për periudhë 30 ditore, por në afat më të shkurtër kohor.
Vendimi zyrtar do të shpallet sot, pas mbledhjes së Këshillit të sigurisë, transmeton Gazeta Lajm.
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dje paralajmëroi se do të kërkohet vazhdim i gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk precizoi nëse do të kërkohen 30 ditë ose afat më i shkurtër.
“Nevojitet vazhdim i gjendjes së jashtëzakonshme sepse një pjesë e masave vazhdojnë vetëm në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme. Është me rëndësi që ato masa të vazhdojnë edhe më tutje. Ëhstë me rëndësi të madhe të posedojmë instrumente në dorë për të punuar me këto mekanizma, lidhur me restrikcionet në lëvizje, dispozitat e kështu me radhë”, tha Filipçe.
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançveski, vlerësoi se nëse nuk mbahen zgjedhjet në afatin e parë të mundshëm, do të duhet në mënyrë artificiale të vazhdohet situata e jashtëzakonshme që të kemi sistem funksional.
Gjendja e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit për herë të parë në Maqedoni u shpall më 18 mars, kurse u vazhdua edhe një herë në prill.