Dua Lipa thyen rregullat e izolimit

Dua Lipa shkeli ligjet e karantinimit në fillim të kësaj jave pasi ajo dhe i dashuri i saj Anwar Hadid vizituan shtëpinë e prindërve të saj për darkë të martën në mbrëmje.

Dhe këngëtarja duket se ka thyer rregullat edhe një herë,  pasi ajo mori pjesë në një ‘Barbecue’ familjar të enjten për të festuar ditëlindjen e 19-të të motrës së saj Rina.

Autorja e hitit ‘New Rules’, 24 vjeçare, hyri në Instagram për të ndarë një seri imazhesh nga festa, në të cilat shfaqet me Anwarin duke kremtuar me familjen e saj në shtëpinë e tyre.