Snopçe: Kuvendi Qendror do të diskuton për përgjegjësinë e Selës

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe sot mbeti gati pa përgjigje kur u pyet nga gazetarët se vallë kryetari i tij Ziadin Sela do të jap dorëheqje pas debaklit zgjedhor apo edhe këtë herë do i shmanget i përgjegjësisë?

Snopçe shkurt u përgjigj se për këto çështje do të diskutohet me datë 25 dhjetor për kur është caktuar edhe mbajtja e kuvendit qendror të Aleancës ku dhe pritet të bëhet analizë e përgjithshme për rezultatin e dobët në zgjedhjet e fundit lokale.

“Aleanca për Shqiptarët me 25 dhjetor ka caktuar kuvendin qendror të partisë ku ne do të bëjmë analizën e përgjithshme të zgjedhjeve dhe do të dalim me konkluzione dhe do të caktojmë dhe datë për kongres. Ne jemi në rrjedh e sipër të analizës së rezultateve, tash konstatimet mund të jenë të ndryshme, rrethanat mund të jenë të ndryshme kemi përsëritur shumë, kjo pres konferencë ishte për qëllim tjetër dhe sigurisht si gazetar do të informoheni për vendimet e kuvendit qendror rrjedhimisht për vendimet e kongresit që do të pason në pranverë. Fillimisht në kuvendin qendror e kemi atë analizën e rezultateve dhe deri tash jemi në fazën e përgatitjes së rezultateve”, ka deklaruar Snopçe.