Pozicioni i Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshuar, tha Kristian Vigenin

Pozicioni i Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshuar. Këtë e deklaroi para gazetarëve në Parlament, Kristian Vigenin, zëvendëskryetar i Kuvendit Popullor.

Vigenin ka thënë se dje Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar këtë pozicion në Këshillin për punë të përbashkëta të BE-së.

“Ai pozicion gjendet edhe në marrëveshjen e koalicionit. Atje poashtu është shkruar se mbështetet konsensus i gjerë në Bullgari për atë çështje”, komenton Vigenin.

Ai ka porositur gazetarët të shikojnë edhe tekstet origjinale të intervistave. Ai ka aluduar në intervistën e kryeministrit Kiril Petkov për “Fajnenshell Tajms”.

“Mënyra në të cilën është cituar intervista në mediat bullgare nuk është ajo që gjendet në tekstin origjinal. Përsëris- pozita bullgare mbetet e vetme, ajo është e njëjtë që është konfirmuar me vendimin e Kuvendit popullor. Në përgjigjen tonë shkruan se ajo pozitë mbetet dhe do të përditësohet me ide për Komisione të reja të përbashkëta, për bashkëpunim në disa sfera”, ka thënë Vigenin.

Sipas tij, derisa Republika e Maqedonisë së Veriut nuk plotëson angazhimet ndaj palës bullgare, pozicion të ri për ato çështje nuk do të ketë dhe tani për tani Bullgaria nuk mund të japë pajtueshmëri për fillim të negociatave mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.