Snopçe: Maqedonia ndodhet në një krizë të thellë financiare

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe sonte në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, tha se ekonomia e vendit tonë ndodhet në një krizë të thellë.

“Kemi 25 për qind rënie të industrisë në kuartalin e dytë të vitit. Ky është një alarm dhe është shumë më keq se në vitin 2002 pas konfliktit të ramatosur dhe në vitin 2009 gjatë krizës ekonomike globale”, tha deputeti Snopçe.

Ai i bëri thirrje Qeverisë që të punojë me seriozitet në ekonomin, nëse dëshiron ta shpëton vendin nga kolapsi.