Kjo është shuma që morën prindërit shqiptarë, pasi fëmijët e tyre humbën jetën në një aksident trafiku në Austri

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në vitin 2014, ku një familje kosovare ishte aksidentuar në Austri, derisa ishin duke ardhur në Kosovë. Si pasojë e aksidentit, dy fëmijët e familjes kishin vdekur. Tani, gjykata më e lartë në Austri i ka dhënë familjes 235 mijë euro si kompensim

Familja ishte nisur më 29 korrik 2014 nga landi gjerman, Baden-Ëürttemberg ndërsa destinacioni i tyre ishte Kosova. Pas një udhëtimi prej shtatë orësh, kishin arritur në Wels (Austria e Epërme), ku edhe u aksidentuan me një shofer i cili po voziste në gjendje të dehur, shkruan krone.at.

Kryefamiljari ishte përpjekur të parandalonte përplasjen por më kot. Dy fëmijët e tij vdiqën menjëherë, ndërsa ai dhe gruaja e tij kaluan me lëndime të lehta. Ashtu si edhe shoferi shkaktar i aksidentit, i cili u dënua me dy vjet burg efektiv, për sjelljen e tij veçanërisht të pavëmendshme.

Padi për shkak të “gjendjes së shkatërruar emocionale”

Prindërit pastaj kanë iniciuar procesin gjyqësor, duke u ankuar për veten dhe për fëmijën e tyre tjetër, që nuk ishte në makinën e aksidentit. Ankesa kishte të bënte kryesisht me gjendjen e tyre të shkatërruar mendore, e cila nuk ishte përmirësuar as disa vite pas tragjedisë.

Në fund, sigurimi i automjeteve u desh të paguante 235,000 euro kompensim, përfshirë këtu edhe shumën që ishte transferuar para gjykimit. Kompensimi për dhimbjen dhe vuajtjen përshkruhet në gjykim si vijon: “është një satisfaksion për të gjitha vështirësitë që personi i dëmtuar duhet të durojë si rezultat i dëmtimit”.

Refuzohet kërkesa për kompensim më të lartë

Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën për kompensim më të lartë. Përcaktuese për shumën është “pamja e përgjithshme e dëmtimit fizik dhe mendor”. Fakti që kanë humbur jetën dy fëmijë nuk mund të çonte në një “shumëzim aritmetik” të dëmshpërblimit për dhimbjen dhe vuajtjen.

Loading...