Sky Sport: Milani arrin marrëveshje me Lille për Sanches

Milani ka arritur ta bind Lille për transferimin e Renato Sanchesit në këtë verë.

Të paktën kështu raporton Sky Sport, sipas të cilëve oferta e “Rossonerëve” prej 10 milionë eurove është mirëpritur nga ish-kampionët francezë, transmeton lajmi.net.

Që ky proces të përfundojë shpejt ka mbetur vetëm dakordimi me vetë lojtarin për çështjet që lidhen me pagën.

E interesuar për lojtarin është edhe Paris Saint Germain.