Mattijs de Ligt “mënjanon” Chelsean – dëshiron vetëm Bayernin

Mattijs de Ligt nuk është i interesuar për një kalim të mundshëm te Chelsea.

Përkundër interesimit të “Bluve”, lojtari e ka një tjetër destinacion të preferuar pas largimit nga Juventusi, transmeton lajmi.net.

Është pikërisht Bayern Munich që po e kërkon me ngulm holandezin i cili po i gëzohet një interesimi të tillë nga kampionët gjermanë.

Ditë më parë, vetë drejtori i Bayernit, Oliver Kahn, nuk e përjashtoi mundësinë e transferimit të mbrojtësit në këtë afat kalimtar, duke thënë se këtij reparti i duhet edhe më shumë lidership.

Juventusi i kërkon 80 milionë euro për lojtarin, mirëpo kjo shifër mund të jetë e negociueshme.