Skivi në zi, humb personin e dashur

Skivi ka humbur një person të afërt.

Reperi Skivi me anë të një postimi në Instagram, ka njoftuar se humbi një familjare, shkruan lajmi.net.

Artisti bëri të ditur se ka vdekur gjyshja e tij, teksa publikoi një fotografi që e kishte shkrepur kohë më parë pranë saj.

“Pusho ne paqe Gjyshe”, shkruan ai sipër fotografisë bardhë e zi, të shoqëruar edhe me një emoji.

Kolegë, familjarë e fansa e ngushëlluan Skivin për humbjen e gjyshes, që është ndër personat më të dashur për çdonjërin.