Renee feston ditëlindjen, Roberti i bën befasinë e veçantë

Roberti i bëri dhuratën më të mirë vajzës.

Data e sotme është shumë e veçantë për Robert Berishën, kjo ngase vajza e tij Renee feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Këngëtari është kujdesur që këtë ditë t’ia bëjë të paharrueshme vajzës së tij, duke e befasuar atë me dhurata.

Fillimisht ai publikoi fotografinë ku shihen disa tullumbace të dekoruara dhe mbishkrimi “Për vajzën më të ëmbël”.

Më pastaj, ai tregoi se i bleu edhe një qenush vajzës së tij me rastin e 6 vjetorit të lindjes, duke ia uruar asaj më të mirat.

“Shum urime per ty Renee, shpirti babit. E gezofsh Ninën, sot i bon 2 muaj e ti 6 vjet, te don babi shum”, shkruan Roberti.