Bebe zhgënjen me dukjen në paraqitjen e fundit.
Artistja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, shumë herë ka treguar se është person pa komplekse, shkruan lajmi.net.
Me anë të një videoje në Instagram, këngëtarja u shfaq pa grim dhe filtera, ndërsa dukej shumë ndryshe.
Ajo filmoi fytyrën nga afër duke treguar shenjat që ka në fytyrë, teksa edhe flokët i kishte të shprishura.
Bebe po e shijon së fundi suksesin e albumit të ri “Better Mistakes”, i cili përmban disa projekte muzikore.
Sa i përket jetës private, Bebe Rexha tash e një kohë është në lidhje dashurie me Keyan Safyari.