Skenderbeu i Bit Pazarit dhe Kali i Shemës

Shkruan: Sulejman Mehazi

Gjatë një mbrëmje të suksesshme parazgjedhore, funksionarët e lartë shqiptarë të partisë në pushtet të entuziasmuar së bashku me dashnoret e tyre, i afrohen bustit të Skënderbeut në Bit Pazar të Shkupit, për t’u lavdëruar para tyre, po dhe duke shprehur respekt ndaj heroit kombëtar. Për habinë e të gjithëve, papritmas Skenderbeu i Bit Pazarit u ngjallos, foli, e ju tha pushtetarëve patriotë:
Si s’ju vjen keq e gjynah, 500 e kusur vjet po me mban Kali i Shemës në shpinë, sa mirë për ju të Çair Xhitit vini së bashku me lubavnicat (dashnoret) tuaja për të më respektuar, në anën tjetër kurrë s’ju shkon mendja t’ja bini një pelë kalit tim të Shemës.
Funksionarët e partisë shqiptare në pushtet të habitur nga kjo bisedë e çuditshme me heroin tonë, turr e vrap shkojnë te kryetari i partisë për t’ia treguar këtë ngjarje e skenë të çuditshme; ata duke e ditur dashurinë e kryetarit për Skënderbeun, ia tregojnë pikë e për pe ngjarjen, kërkesën apo lutjen e bërë nga heroi ynë kombëtar.
Sapo dëgjoi kryetari i tyre këto fjalē, ju tha, mos jeni të çmendur e budalla, qysh dhe si mund të fol busti?!
-Ejani me ne, zotēri kryetar që të bindeni dhe ju!
Dhe shkuan së bashku, kryetar e funksionarë, te busti i Skënderbeut.
Sa iu afruan, Skenderbeu i pa, e ktheu kokën kah funksionarët duke ju thënë, unë ju kërkova pelë për kalin tim, e ju këtu më keni prurë mushkë..

@S.Mehazi
25 tetor 2016
Tetovë