50 shkelje të orës policore, 678 gjoba për mosmbajtje të maskës

Nga ora 20:00 e ditës së djeshme e deri sot në ora 05:00 të mëngjesit, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 50 shkelje të orës policore. Në ndërkohë nga ky dikaster njoftojnë se janë regjistruar edhe 678 shkelje të tjera që kanë të bëjnë me mosmbajtjen e maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.