Testi i ri do t’i lejojë specialistët të përshtatin trajtimet për pacientët me kancer të trurit, të cilat mund të rrisin shkallën e mbijetesës.
Duke vlerësuar herët se sa agresivë janë tumorët, mjekët do të jenë në gjendje të sigurojnë që trajtimi të jetë “jo më toksik sesa që është”.
Onkologu pediatrik, Profesori Andrew Peet, i cili punon në Universitetin e Birmingham dhe në qendrën e Fëmijëve Birmingham tha që skanimet e reja do të ‘ulin efektet e dëmshme tek pacientët dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre’.
“Ky është një hap i madh drejt prezantimit të një trajtimi më të personalizuar për fëmijët”, tha profesori Peet për The Guardian.
Drejtori i kërkimit klinik në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë që fëmijët do të kenë një shans më të lartë për të mbijetuar nëse regjistrohen në prova të reja trajtimi.