Stresi uron për 2020-ën: Lamë pas një vit të dhimbshëm, me ikje

Reperi Stresi ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për ta ndarë urimin për Vitin e Ri 2020.

Ai ka thënë se viti që lamë pas për reperin ishte i dhimbshëm me ikje e ardhje.

“Gezuar Shqiptare kudo qofshi! Lame pas nje vit te dhimbshem! Nje vit me ikje, me ardhje, me plus e minuse! Por nje vit qe me beri te kuptoj se ne fund te fundit jeta eshte premium dhe sido qe te vije i duhet thene Po me forcen me te madhe qe kam Dashurine! Ne gjitheshka bera e dhashe e bera me dhimbje e Dashuri dale nga zgavra e shpirtit! Dhe do vazhdoj te jem tek ju ne ç do tingull e note ! Ju uroj lumturi, e cila duhet të ndiqet në momente të vogla
ju uroj krenarinë të jeni vetvetja, pa të cilën jeta nuk ka të njëjtën forcë.
Unë padyshim ju uroj shëndet, duke mos e humbur atë akoma, por duke ditur se sa asgjë tjetër nuk ka me shume rëndësi .Ju uroj një ambient të afërt, të dashur dhe të besueshëm
Ju uroj mrekullinë e bukurive të vogla të përditshme dhe buzëqeshjen e lumtur që shkon me të. Gëzuar Vitin e Ri 2020 për të gjithë ju!”, ka shkruar Stresi në urimin e tij.