Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski gjatë ditë së djeshme kanë pasur bisedë telefonike lidhur me propozimet e opozitës.
Nga partia opozitare thonë se Mickovski ka informuar kryeministrin për emrat e propozuar, por se partia mbetet në propozimin Kovaçki të udhëheq me MPB-në, në 100 ditë para zgjedhjeve.
Nga LSDM thonë se Zaev ka kërkuar propozim të ri për MPB. Ministri aktual, Oliver Spasovski tha se ai është kundër militarizimit të ministrisë, por se ende nuk dihet se si do të përfundojnë bisedimet me opozitën në lidhje me përzgjedhjen e kuadrit.
Të dyja palët ende nuk kanë përgjigje se kur do të ketë marrëveshje përfundimtare për qeverinë teknike, por thonë se janë të bindur se të gjitha detaje do të dakordohen para skadimit të afatit për zgjedhjen e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve më 12 prill.
Lajme Bisedë telefonike ZAEV- MICKOSKI, nuk ka ende marrëveshje për MPB-në