Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur

18-vjeçari nga Shkupi dyshohet se përdhunoi një të mitur në shtëpi të braktisur
Një 18-vjeçar nga Shkupi është kallëzuar penalisht nën dyshimin për përdhunimin e një të miture nën moshën 15-vjeçare.
Sipas buletinit policor, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj J.A. (18), për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „përdhunim i fëmijës që nuk i ka mbushur 15 vjet“.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 2 tetor 2025, në një shtëpi të braktisur në zonën e Shuto Orizarës, ku i dyshuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.