Simeone: Atletico apo Milan, kush e meriton do të kalojë tutje

Diego Simeone mbetet ‘i sigurt’ se Atletico Madrid mund të vazhdojë në Ligën e Kampionëve pas humbjes në shtëpi ndaj Milanit. “Kush e meriton do të kalojë”.

Junior Messias doli nga pankina për të vendosur ndeshjen me një goditje me kokë në krosimin e Franck Kessie në Wanda Metropolitano.

“Nuk jam dakord që ishte një paraqitje e keqe dhe nuk kam asgjë për të qortuar skuadrën,” këmbënguli Simeone në konferencën e tij për shtyp.

“Të dyja skuadrat u përpoqën të sulmonin në pjesën e parë, ne dolëm mirë në mbrojtje dhe në sulm nuk bënim gjithmonë zgjedhjet e duhura, por e njëjta gjë vlen edhe për Milanin. Ne patëm një shans të madh për të barazuar me Matheus Cunha, i cili doli jashtë kuadratit”.

Nëse Milani mund Liverpoolin tashmë të kualifikuar në ndeshjen finale, atëherë Atleti rrezikon të largohet nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.

“Kemi pasur fushata më të ashpra, ndaj vazhdoj të jem optimist dhe i sigurt. Nuk mund të ikësh me asgjë në Ligën e Kampionëve, ne kemi ende çdo mundësi për t’u kualifikuar. Kush e meriton do kaloje.

“Unë jam optimist si kurrë. Jemi gjallë dhe shkojmë përpara”, përfundoi Simeone.