Si u bë marrëveshja kornizë e Ohrit?

Muhamed Halili

Përvjetorët vijnë e shkojnë, partitë politike të lindura më vonë vlimeve politike që ndodhën në Evropën lindore në vitet e 90-ta dhe liderët e tyre u bijnë parreshtur daulleve dhe rrahin gjoksin se si e inicuan marrëveshtjen e cila i dha fund një konflikti të shkurtër ushtarak midis dy ushtrive-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) falë angazhimit  të partive politike shqiptare PPD-PDSH (në veçanti PPD-së), faktorit ndërkombëtar dhe kontributit të posaçëm në bisedime të udhëheqsit për çështje ushtarake Abaz Xhukës,

Deri më tani janë organizuar një numër i konsiderueshëm i debateve publike në formë të konferencave ku janë thirrur analistë, pjesmarrës të gjallë si ndërmjetësues të procesit të rikthimit të paqës në Maqedoni pas nënshkrimit ë Marrëveshtjes Kornizë, opinionistë që kanë shkruar në bazë të asaj që e kanë lexuar nga arkivat e bisedimeve, por rrallë herë (ose asnjëherë!) edhe ata nga pala bashkëbiseduese shqiptare të cilët kanë qenë hartues të disa pjesëve  të Marrëveshtjes së Ohrit dhe negocues në tryezën e bisedimeve.

Synimi im është që, për disa herë me rradhë, opinionin e gjërë ta informojmë drejt dhe realisht cilat ishin shkaqet e vërteta të nisjes së këtij konflikti të armatosur, cilat ishin ato ngjarje që i paraprinë uljes në tryezë të bisedimeve të përfaqsuesve politikë shqiptarë dhe maqedonas për t’i zgjidhur disa çështje që historikisht i rëndonin marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-maqedonase e që kishin të bënin me pozitën kushtetuese të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Konflikti i parë ushtarak në Maqedoni  shenjat e para i dha në janar të vitit 2001 dhe filloi të intensifikohet në shkurt dhe mars të po të njejtit vit. Analistët ushtarak kanë shkruar se ky ishte një konflikt I kontrolluar nga fuqitë e mëdha, SHBA DHE BE. Gjatë manifestimeve të Forumit të Prespës ish këshilltarja politike në Zyrën e BE-së në Shkup në vitin 2001 Clarisse Pasztory e cila ishte tepër aktive në terren në konfliktin e vitit 2001, më vonë me shërbim në Irak, Avganistan dhe Jemen, tash zavendës ambasadore në zyrën e OSBE-së në Tiranë duke evokuar kujtimet e vitit 2001 me shaka më tha se ajo çka kishte përjetuar ajo në këto vende ishte tmerri I vërtetë i luftës dhe kjo që ndodhi këtu tek ne ishte një konflikt i vogël i kontrolluar. Ish ministry I jashtëm britanik në atë kohë Robin Cook pas vizitës që ia bëri Maedonisë sëbashku me Havier Solanën, përfaqsuesin e lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme dhe pas takimit që e bëri me strukturat udhëheqëse të PPD-së dhe PDSH-së  në selitë e tyre në Tetovë, në kthim  e kishte informuar Dhomën e komunave për gjendjen në Maqedoni dhe I kishte telefonuar kryetarit Trajkovski që ARM të përdorë force të matur në këtë konflikt.

Megjithate është fakt I pakontestueshëm se pjestarët e UÇK-së në këtë konflikt kanë treguar moral të larte luftarak dhe kanë korrur fitore të njëpasnjëshme.

Analisti dhe ish diplomati nacionalist maqedonas Risto Nikovski në librin e tij “ Roli I SHBA-ve në golgotat maqedonase (1991-2013), ribotim, 2013, faqe 81, mes tjerash shkruan: “ Armata (ARM) dhe policia e Maqedonisë përjetuan turp të paparë nga një grup terroristësh, siç në fillim I quante  sekretari I përgjithshëm I NATO-s Robertson. Ata I bënë rezil të gjithë dhe të gjitha strukturat politike të vendit-prej komandantit suprem të vendit, njëkohësisht presidenti i shtetit, krejt qeverinë, gjeneralshtabin, ministrinë e brendëshme…Nga ajo u pa se ne nuk kemi pasur sistem mbrojtës dhe e gjithë ajo kishte qenë improvizim”.

Kjo ndodhi gati një vit e gjysëm pas zgjedhjes së Boris Trajkovskit për president  të Maqedonisë, në zgjedhjen e të cilit shqiptarët në përgjithësi dhe partia shqiptare në qeverisje PDSH kishin dhënë mundin e tyre maksimal për votimin e tij për president me premtim se ai do të angazhohet për përmirsimin e pozitës kushtetuese-juridike të shqiptarëve në Maqedoni, gjë që gjatë fushatës parazgjedhore për president në vitin 1999 Trajkovski ma patë thënë edhe mua personalisht.

PPD atëherë nuk ishte pjesë e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE dhe Alternativën Demokratike të Tupurkovskit edhe pse në zgjedhje parlamentare kishte dalur në koalicion me PDSH-në e Arbën Xhaferit. Arsyeja për këtë mund të ketë qenë se një pjesë e vogël e funksionarëve të PPD-së kanë refuzuar një ofertë të tillë e cila duhej të shkojë nëpërmjet zotit Xhaferi e jo drejtëpërdrejtë nëpërmjet Lupço Georgievskit, si fitues i zgjedhjeve të përgjithëshme.

Pozicioni i opozitës për një kohë të shkurtër e dobësoi tepër PPD-në dhe i forcoi pozitat e PDSH-së në qeverinë e atëhershme të zotit Georgievski dhe kështu Arben Xhaferi u ngrit në rang regjional prej lideri. Pas disa rezultateve fillestare në përfaqsimin e shqiptarëve në Qeveri, lufta e gjeti të befasuar PDSH-në dhe fare të papërgatitur PPD-në.

Një mëngjesi të marsit në vitin 2001 derisa shkoja në selinë e PPD-së rrugës më takoi kryetari I nëndegës së PPD-së në fshatin LLacë të Tetovës dhe më tregoi se në mëngjez herët në atë katund kishin zbarkuar disa të rinjë që fshati nuk I njihte dhe ishin me uniforma ushtarake. Ata janë të disiplinuar , nuk flasin fare me askend dhe nuk tregojnë se çka duan, më thoshte kryetari I nëndegës. Pastaj më pyeti si të veprojë nëndega?. I thashë se nuk jemi në dijeni për asgjë por nëse ata kërkojnë diçka prej jush duhet tua ofroni  menjëherë.

PPD-në e udhëhiqte për kohë të shkurtër Imer Imeri, një kombëtar i mirë me të kaluar leniniste-enveriste, atëkohë tërësisht i izoluar nga parlamentarët e tij të cilët nuk i dhanë fare mbështetje sepse ai në garë për kryetar partie bindshëm ngadhnjeu ndaj kundër kandidatit të tij Abdurrahman Alitit i cili ishte simbol i liberalizmit shqiptar dhe mik i ngushtë i socialdemokratëve dhe disa figurave politike partiake që dikur kishin pasur peshë në popullate.

I Izoluar më tepër se një vit nga parlamentarët, në vigjilje të konfliktit të 2001 (shkurt 2001) Dr. Imer Imeri nga presioni vendosi të bëjë rikonstruksion të kabinetit të tij duke i përfshirë në kryesi dhe Kuvend qendror edhe figurat që e kontestonin atë dhe nuk e njihnin për kyretar. Diku kah korriku i vitit 2000 Dr. Imeri në një bisedë telefonike me mua, derisa isha ambasador në Kopenhagë, më ofroi pozitën e nënkryetarit në PPD por unë nuk kisha mundësi reale ta pranoj sepse isha ambasador. Pas kthimit tim në vend ai disi e pat ndruar mendimin ndoshta nga presionet e mëdha brendapartiake, dhe ma ofroi postin e sekretarit të përgjithshëm, të cilin pas një hamendjeje e pranova.

Diku kah mesi i shkurtit 2001 pas disa të shtënave sporadike në terren kryesia e PPD-së mbajti një tubim popullor në Likovë. Para filliimit të tubimit ndjehej një atmosferë e tendosur në popullate: i vinte si erë lufte por që ne si funksionarë nuk ishim të vetëdijshëm për këtë. Kur kryetari Imer Imeri fjalimin e filloi me vargun e këngës së njohur të Ilir Shaqirit “Sërish vjen marsi” atmosfera u gjallërua në sallë. Atëherë u binda se lufta po troket në derë, por ne nuk e dinim.

Pas zgjedhjes së kryesisë së re të PPD-së, lufta filloi të intensifikohet dhe, ne si PPD u desh ta shpallim qëndrimin tonë politik në lidhje me rrethanat e reja të krijuara në Maqedoni si rezultat i luftës. Me komunikatën numër 4 UÇK shpalli programin e saj politik i cili mbi 90% ishte Platforma politike e PPD-së e shkruar në Deklaratën për status të barabartë të shqiptarëve në Maqedoni, Në këtë komunikatë nuk përmendet më “çlirimi I tokave shqiptare nga pushtuesit sllav”([i]) siç përmendej në komunikatat tjera.

Për PPD-në ishte tepër vështirë të ndërtojë qëndrim të drejtë politik ndaj këtyre ngjarjeve, por qëndrimet krejtësisht negative ndaj këtij grupi njerëzish nga ana e Richard Holbrook,arkitektit të Marrëveshtjes së Dejtonit, pastaj Departamentit të shtetit të SHBA, Sekretarit të NATO-s zotit Robertson se bëhet fjalë për “terroristë” që duan ta shkatrojnë Maqedoninë, (siç u shprehën ata!) na detyruan që në konferencën për shtyp që për herë të parë më 1 mars 2001 në hotelin “Liraku” në Tetovë që e organizova në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PPD-së të kërkojë nga të dy anët të ndërpresin luftimet, të amnistohen ushtarët e UÇK-së dhe të fillojë dialogu shqiptaro-maqedonas për zgjidhjen e konfliktit.

Me qëllim të dhënies të legjimitetit politik luftëtarët e UÇK-ës i shpallëm “kryengritës dhe luftëtarë për liri”. Pas kësaj konference për shtyp PPD u ballafaqua me presione të mëdha që kjo organizatë (UÇK) mos ta gëzojë mbështetjen tonë politike  dhe të shpallet organizatë terroriste por ato presione i përballuam me mençuri dhe me plot sukses edhe pse dy herë rradhazi liderët Arbën Xhaferi dhe Imer Imeri gjatë vizitave të Xhorxh Robertsonit, atëherë Sekretar gjeneral i NATO-s dhe Havier Solanës, përfaqsues i lartë  për politikë të jashtme dhe siguri në  BE, patën nënshkruar deklarata se ky grupacion i pathirrur ushtarak nuk e ka mbështetjen e forcave politike shqiptare por atë mbështetje e kanë forcat e zgjedhura në zgjedhjet e drejtëpërdrejta parlamentare.

Pas “muajit të shkurtë të  mjaltit” midis PPD-së dhe  PDSH-së  në vitin 1998 erdhi koha e acarimit të madh midis këtyre dy partive, ashtu siç kishte qenë edhe para 1998, para lidhjes së koalicionit parlamentar PPD-PDSH. Komuniteti ndërkombëtar synonte t’i bëjë bashkë partitë politike që kishin fituar zgjedhjet si përfaqsues legjitim të qytetarëve por e kaluara e idhët në relacionet midis këtyre dy partive si dhe korrupcioni i madh që e kishte kapluar qeverinë e VMRO-DPMNE që kulmin e arriti me shitjen e rafinerisë së Shkupit ndërmarrjes greke “Okta” dhe tërhjekja nga gara për zgjedhje lokale nga ana e PPD-së si shkak i vjedhjeve zgjedhore dhe incidenteve të armatosure në vendvotime, nuk lejonte në krijimin e një fryme të besimit të ndërsjellë midis këtyre dy partive.

Gjatë kohës së paraluftës kur kryetari Imer Imeri kishte qenë i izoluar aktiviteti i diplomacisë partiake kishte rënë në zero. Me zgjedhjen e kryesisë së re fillimi i konfliktit kërkonte një aktivitet të bujshëm diplomatik partiak. Me këtë rast politikanë të partisë u angazhuan në drejtime ndryshme të aktivitetit të tyre politik. Udhëheqës të partisë i rivënë marrëdhëniet politike me partinë opozitare maqedonase LSDM dhe patën takime të shpeshta për të gjetur rrugën për  ndaljen e konfliktit. Unë si sekretar sëbashku me deputetët Naser Zyberi, nënkryetarin Abduladi Vejseli, Ismet Ramadanin e të tjerë kishim takime të shpeshta me bashkësinë ndërkombëtare dhe udhëheqjen e lartë të LSDM-së. Në takimet e ndara sëbashku që i kemi pasur i kemi  hulumtuar rrugët që shpiejnë deri të ndalja e konfliktit. Nga bisedimet e zhvilluara me Branko Cërvenkovskin, kryetar i LSDM-së dhe Vlado Buçkovskin, kryetar i Kuvendit të Shkupit dhe sekretar gjeneral i LSDM kemi ardhur në përfundim se situata e dhënë nuk kërkon zgjidhje ushtarake por politike (kërkesa jonë për dialog shqiptaro-maqedonas që maqedonasit e refuzonin vazdimisht në vitet 90-ta ) .

Një kërkesë e vetme për fillim të bisedimeve nga ana e Branko Cërvenkovskit ishte të ruhet karakteri unitar i shtetit (pa të cilin nuk ka biseda). PPD këtë gjë prej vitit 1990 nuk e kishte pranuar. Ajo nuk votoi kushtetutën, nuk doli në referendum për pavarësimin e njëanshëm të shtetit, shpalli referendumin për Autonomi, inicoi para Konferencës së Hagës Asociacionin me karakter ligjvënës të komunave shqiptare në Maqedoni, kontestoi shtetin para Konferencës së Hagës, etj. etj.

Pas shpalljes së  Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me mosvotimin e saj nga ana e parlamentarëve shqiptarë, koalicioni PPD-PDP opinionit botëror ia vuri me dije se kushtetuta e vitit 1991 është burim i pakënasisë dhe jostabilitetit dhe gjenerator i krizës politike dhe si e tillë ajo duhet ndryshuar.

Në debatin me titull “ historia dhe apokrifet-demitizimi i 2001” organizuar në vitin 2010 nga ana e Fondacionit Soros ish kryeministri maqedonas Georgievski I cili në vitin 2001 kryesonte qeverinë, duke bërë një rekapitulim të ngjarjeve të atëhershme, mes tjerash, pat thënë: “Shqiptarët dhanë sinjale shumë serioze me lloj lloj bojkotesh, mos t’i përsëris, vazdon Georgievski, me një numër të madh blokadash, me një numër të madh incidentesh, dhe do ta përjkujtoj çastin e  paraushtarakëve të vitit 1992 që ishte një ngjarje madhore për Republikën e Maqedonisë. E gjithë kjo, neve si politikanë maqedonas nuk arriti të na esullojë, këtu e gjejë veten edhe unë si politikanë i tranzicionit.

Pra, kishte revoltë, kishte dëshirë për ndryshime tek shqiptarët. Shenjat ishin të qarta por ne si shoqëri në anën tjetër nuk arritëm këtë ta kuptojmë, edhe unë si politikanë i tranzicioniT; ne si VMRO por as edhe LSDM –ja nuk e shfrytëzuam kapacitein intelektual të njerëzve të PPD-së, asaj të atëhershme, PPD-së së parë, të cilët me të vërtet, shikuar nga aspekti i sotëm ishte një garniture krejt tjetër e politikanëve shqiptarë. Me të vërtet të gjithë sëbashku e lëshuam atë shansë për të bërë reformat e mëdha që të pengonim diçka që do të ndodhë më vonë” përfundon Georgievski.

Me fillimin e pluralizmit në Maqedoni, për ta evituar konfliktin e mundshëm ndëretnik pas incidenteve që ndodhën në Bitpazar,Gostivar dhe Aferën e armëve, siç u quajt atëherë, bashkësia ndërkombëtare organizoi dialogun e pare të bisedimeve tripalëshe qeveri-PPD-Ahrens, dialog ky që I vuri për here të parë kërkesat shqiptare përballë komunitetit ndërkombëtar në Konferencën e Londrës dhe Grupit për etnikume në Hagë. Për fat të keq përkundër disa rundave të bisedimeve pala maqedonase e refuzoi ta nënshkruaj Memorandumin e negocuar.

Gjatë kohës së koalicionit VMRO-PDSH lideri i saj Arbën Xhaferi disa herë u pat bërë thirrje partnerëve të koalicionit qeveritar se është i domosdoshëm një dialog maqedono-shqiptar për të ndërtuar një shtet multietnik demokratik mbi baza të barazisë politike, ekonomike, sociale e kulturore midis popujve. Edhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Maqedonisë Dr.Savo Klimovski (një nacionalist i rregjur) dhe kryetari i Alternativës Demokratike Vasil Tupurkovski e përqafuan këtë ide dhe kishte gjasa të mëdha ato të fillojnë sikur konflikti të mos kishte plasur pa asnjë konsulte ndërshqiptare. Në të vërtet, dorën në zemër, relacionet midis liderëve të partnerëve të koalicionit VMRO-PDSH dalloheshin me një qasje të besimit reciprok dhe në atë kohë pati avancime shumë cilësore të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Këtë kohë ata e shpallën si periudhë të relaksimit të marrëdhënieve  ndëretnike e cila filloi me lirimin nga burgu të Rufi Osmanit, Alajdin  Demirit, Vehbi Bexhetit të burgosur për aktivitete kombëtare politike dhe përdorimin e flamurit kombëtar në komunat shqiptare ku ata ishin prefekt,( ,Tetovë dhe Gostivar).

VIJON