Sali Berisha paralajmëron konferencën për shtyp

sh-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e sotme.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se konferenca do të mbahet në orën 12:00.

Pritet që ish-kreu i demokratëve të flasë për padinë e tij ndaj sekretarit amerikan Antony Blinken pas shpalljes non-grata nga SHBA.

Pak ditë më parë, Berisha pati replika në distancë me kryediplomaten e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim pasi kjo e fundit kërkoi largimin e tij nga PD.