Shtyhet gjykimi për organizatorët e “27 prillit”, avokati në vetë-izolim

Në Gjykatën Penale është anuluar gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. Në seancën gjyqësore nuk erdhën një pjesë e avokatëve. Gjykata është informuar se njëri prej avokatëve ka udhëtuar jashtë shtetit dhe për momentin është në vetë-izolim, si masë parandaluese për virusin korona.

Për këtë shkak, në seancë nuk erdhën të akuzuarit, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vladimir Atanasovski, të cilët janë në arrest shtëpiak. Në seancë ishin prezent ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe dëshmitarët Mihaill Mlladenovski dhe Sasho Kocevski, por jo edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski. Seanca tjetër gjyqësore është caktuar për 27 mars.