Koronavirusi/ Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në mbledhje online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pjesë e kësaj mbledhjeje.

Detaje për këtë mbledhje ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook, transmeton lajmi.net.

Ai tha se do të diskutohet garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun evropian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin.

“Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i Bashkimi Evropian për vendet e rajonit tonë në këtë reagim”.

“Mbledhja e Këshillit Evropian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut2, ka shkruar Rama.