Virusi korona në Shqipëri, shkon në 55 numri i të prekurve

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 55.

Kjo është bërë e ditur gjatë komunikimit ditor të Institutit të Shëndetit Publik.

Ajo që është më shqetësuese është se numri i stafit mjekësor të infektuar është tetë.

Tre prej të prekurve janë në reanimacion.

Sanatoriumi “Shefqet Ndroqi” do të kthehet si një tjetër hapësirë e dedikuar për trajtimin e të prekurve me koronavirus.