Begaj nga Struga: Gjuha shqipe është zemra e identitetit tonë kombëtar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi të enjten Strugën, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër.

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës, Mendi Qyra, përfaqësues politikë dhe qytetarë, Begaj diskutoi për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ai vizitoi Urën e Drurit “Naser Hani”, fshatin Livadhi dhe muzeun e tij, ndërsa ndalesë të veçantë pati edhe në shkollën fillore “Aki Dika”.

Begaj vlerësoi angazhimin e mësuesve dhe komunitetit për arsimin në gjuhën shqipe, duke theksuar se ruajtja e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore është thelbësore për identitetin kombëtar.