Shtetasit e Maqedonisë në Japoni, asnjëri nuk është prekur nga virusi

Asnjëri nga shtetasit e Maqedonisë të cilët ndodhen në karantin në anijen e ndaluar në Japoni nuk është prekur nga virusi korona konfirmojnë autoritetet shëndetësore për ALSAT. Megjithatë ata mbeten të izoluar në anije, për shkak deri tani 62 persona tjerë në këtë anije janë të prekur nga virusi. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus ka arritur në 35 mijë ndërsa janë shënuar mbi 740 viktima. OBSH alarmoi se si pasojë e përhapjes së virusit, bota dhe para së gjithash Kina përballet me mungesë të theksuar të maskave mjekësore mbrojtëse dhe pajisjeve tjera si kostumet mbrojtëse dhe syzet.

Me rekomandim të OBSH-së Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni ka filluar procedurën për furnizimin me pajisje mbrojtëse, maska, doreza, syze, mantela mbrojtës dhe pajisje tjera të cilat rekomandohen në rast se në vend ka përhapje të virusit.

Derisa gjithë bota po ndërmer masa parandaluese kundër virusit vdekjeprurës, qytetarët e Maqedonisë nuk i shohin maskat mbrojtëse si masë efikase.

“Ajo është diçka vetëm kot. Çfarë maske? Çfarë do të ndihmoje maska? A nuk keni përdor asnjëherë? Asnjëherë”.

“A përdorni maskë mbrojtëse? Jo,

Jo, nuk përdor maskë. Nuk e di, ende virusi është larg neve. Kur do të arrijë këtu atëherë do vendosim. Maska është mirë të përdoret edhe tani, ndaj ekspozimit në ajër jo vetëm nga virusi, është mirë të shfrytëzohen nga njerëzit, por unë ende nuk kam blerë që ta vendos”.

“Deri më tash nuk kam përdor, por duhet të përdorim. Nuk kemi pasur problem deri më tash”.

“Edhe po të mbaj, asgjë nuk do të më ndihmojë”.

“ A shfrytëzoni maskë mbrojtëse? JO”.

OBSH njoftoi se interesimi i njerëzve për të blerë maska, para së gjithash në Kinë është tejet i lartë ndërsa shteti kinez u ka bërë thirrje vendeve tjera për të ndihmuar në furnizimin me maska. Këshilla mjekësore në Kinë është të bëhet ndërrimi i maskave madje dhe katër herë në ditë për personelin mjekësor që i bie rreth 2 milion maska në ditë të harxhohen. Kjo është një procedurë që po zbatohet në Spitalin kryesor në Wuhan- vatrën e virusit./Alsat