Ligji për lojërat e fatit, të hënën në procedurë parlamentare

Rreth 8,000 persona do të pushohen nga puna, nëse deputetët i votojnë propozim-ndryshimet e ligjit për lojërat e fatit, thonë nga Shoqata e Bastoreve Sportive. Ligji përcakton që bastoret dhe kazinotë të jenë 3 kilometra larg vendbanimit. Nga shoqata iu bëjnë thirrje deputetëve edhe një herë ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre.

Çdo zgjidhje e tillë ligjore dhe kjo e fundit, që po propozohet do të thotë të mbyllësh fjalë për fjalë industrinë e lojërave të fatit dhe rreth 7.700 të punësuar në këtë industri mbeten të pa punë brenda natës, si dhe të përmendi 54,000 vende të tjera pune që lidhen indirekt me industria e fatit, do të preken nga një zgjidhje e tillë ligjore- deklaroi Vasko Ilijevski – Kryetar i i SHBS

Sipas tij, asnjë vend evropian nuk ka miratuar një ligj kaq të rreptë në lidhje me distancën e lokaleve.

Ligjet evropiane të çdo vendi të zhvilluar, dhe anëtare të Bashkimit Evropian nuk parashikojnë masa të tilla të distancës. Ata parashikojnë një mënyrë dhe rregullim të qasjes së një popullate të caktuar, që nuk lejohet të marrë pjesë në lojërat e fatit- shtoi Vasko Ilijevski – Kryetar i i SHBS.

Propozim -ligji për lojërat e fatit u propozua nga deputetët e BDI-së, pasi lëvizja kundër bixhozit nisi protestat kundër hapjes së bastoreve dhe kazinove pranë vendeve ku ka të rinj. Ndryshimet fillimisht parashikuan që kazinotë dhe bastoret të jenë 500 metra në vijë ajrore larg shkollave, objekteve fetare, kopshteve për fëmijë dhe nga institucionet e arsimit të lartë. Propozim ligji të hënën do të dorëzohet në Komisionin e Financave në Kuvend, me procedurë të shkurtuar.