Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në 50 numrin e mjekëve të punësuar në dy fazat e projektit.
Sipas drejtorit Sasho Stoshevski, procedura e punësimit tashmë ka nisur. Nga 23 vendet e reja, gjashtë janë për neurologji, katër për mjekësi interne dhe tri për pulmologji e alergologji. Të tjerët do të shpërndahen në specialitete të ndryshme, përfshirë kardiologjinë, gjinekologjinë, ortopedinë dhe psikiatrinë.
Por mbetet pyetja: sa nga 23 specializantët janë shqiptarë? Institucionet nuk kanë bërë të ditur përkatësinë etnike të kandidatëve.