Shtëpia e Bardhë thotë se ende janë në kërkim të gjashtë personave të zhdukur pas rrëzimit të urës në Baltimore

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e nisi konferencën e saj duke u shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të shembjes së urës në Baltimore

“Jemi të shqetësuar për familjet e gjashtë personave që janë ende të zhdukur,” thotë ajo.

Ajo shton se operacionet janë zhvendosur nga kërkim-shpëtimi në përpjekje për rikuperim.

Jean-Pierre tha se Sekretari i Transportit, Pete Buttigieg, dhe zëvendësadmirali i Rojës Bregdetare të ShBA-së, Peter Gautier, kanë mbajtur një takim me presidentin amerikan, Joe Biden, lidhur me këtë çështje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.