Policia e Kosovës kërkon ndihmë, për t’i gjetur katër të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha, të kërkuar për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë në Prishtinë.

Sipas Policisë, personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati. Lidhur me këtë policia kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar ta ndajnë me policinë.

Policia ka kërkuar ndihmë për të gjetur edhe dy persona të tjerë.

Personat e dyshuar Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina, kërkohen për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.