Shqiptari që u kthye në hero në Londër, shpëtoi gruan nga mbytja në Thames – britanikët e krahasuan me James Bondin

Një i ri shqiptar u bë protagonist i mediave britanike në vitin 2017, pasi kreu një akt heroik duke shpëtuar një grua që po mbytej në lumin Thames në Londër.
Bëhet fjalë për Genc Gestilën, i cili në atë kohë ishte vetëm 21 vjeç. Ai po qëndronte me miqtë në një lokal kur vuri re gruan në vështirësi. Pa u menduar gjatë, u hodh në ujë dhe arriti ta nxirrte të gjallë.
Gazeta britanike Daily Mail e cilësoi si “hero me muskuj”, duke e krahasuar edhe me aktorin Daniel Craig, i njohur për rolin e James Bondit.
Genci tregoi se përvoja në ushtrinë greke, ku kishte shërbyer për nëntë muaj, e kishte ndihmuar të përballonte situatën e rrezikshme.
Edhe policët që mbërritën në vendngjarje e vlerësuan ndërhyrjen e tij, ndërsa historia e shqiptarit u bë lajm në mediat britanike.