Sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, mori 4.769 vota. Këto vota na japin 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Faleminderit qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që dolën në votime dhe secilit që na dha besimin. Urime Enkelit dhe gjithë ekipit të Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën!
Do t’i nisim menjëherë bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Këshilli ka për detyrë t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.
Me Besë e me Zemër! 🇦🇱



