Shqipëri, asnjë i vdekur nga COVID në 24 orët e fundit – 87 infektime të reja

87 qytetarë u konfirmuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.

Rastet pozitive dolën nga 1605 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 212 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend, janë shënuar 267,672 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë gjithsej 1182 persona të infektuar me COVID, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

44 qytetarë janë të shtruar në spital, 6 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 7 mars

Raste të reja ditore    87

Të shëruar në 24 orë    212

Të shtruar në spitale   44

Humbje jete në 24 orë    0

Testime ditore    1605

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   328

Fier      201

Lezhë   184

Elbasan    95

Kukës    94

Shkodër      81

Vlorë    65

Gjirokastër   38

Berat      31

Korçë    36

Durrës     25

Dibër      4