Shpërthim pranë kullës për transmetimin e televizioneve në Kiev

Një tym i madh e ka përfshirë kullën për transmetimin e televizioneve dhe radiove në Kiev.

Në pamjet që po transmetohen në kohë reale në rrjete sociale nuk mund të verifikohet nëse kjo kullë është goditur drejtpërdrejt, por shihet se ka pasë shpërthim të madh në zonë.

Më herët, ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi banorët e Kievit se po përgatitej që të godiste objektivat e saj në kryeqytet.