Shpërthim në shtypshkronjën në Manastir, aty ku shtypen materialet zgjedhore

Një shpërthim i fuqishëm mbrëmë ka ndodhur në shtypshkronjën “Kiro Dandaro” në Manastir. Një njoftimin e policisë thuhet se zjarri ka shpërthyer në ora 22.00, që më pas menjëherë kanë ndërhyrë ekipet e zjarrëfiksëve.

MPB ka bërë të ditur se gjatë ditës do të dal me hollësi të tjera, përcjell INA. Drejtori i shtypshkronjës, Dragi Milloshevski tha se një kavanoz 50 litërsh me etil alkool ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.Nga policia theksuan se nuk ka persona që kanë pësuar dhe të lënduar, përveç dëmeve materiale, që akoma nuk bëhen të ditura. “Kiro Dandaro” është shtypshkronja e njohur ku shtypen materialet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.(INA)