Enisa i kushton këngë tragjedisë së 26 nëntorit

Enisa Nikaj këngëtarja shqiptare e cila karrierën e saj po e zhvillon në Amerikë, i ka kushtuar një këngë tragjedisë që tronditi shqiptarët më 26 nëntor, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin ‘Something beautiful’ dhe është punuar edhe me videoklip.

Këngëtarja shqiptare konfirmoi se të gjitha fitimet të cilat do i marrë kjo këngë do shkojnë 100% për viktimat të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ajo shtoi se: Kënga është shkruar me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur për viktimat që të mbajnë kokën lart. /Lajmi.net/