Menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes mes ministrit të Brendshëm maqedonas Oliver Spasovski dhe kolegut të tij serb Nebojsha Stefanoviq për hapjen e vendkalimit të përbashkët kufitar Llojan-Miratoc, zëvendëskryeministri Bujar Osmani i dërgoi një porosi “plakut të Llojanit” duke shkruar në facebook “Bac u kry”, por pa dhënë afate kur do të hapet pika kufitare. Bujar Osmani dhe bashkëpartiakët e tij, premtime për hapjen e kësaj pike kufitare kanë bërë për më shumë se një dekadë. Një premtim që nuk u përmbush, Osmani e bëri edhe gjatë kësaj vere. Menjëherë pas këtij premtimi, ekipi i gazetës LAJM vizitoi fshatin Llojan për të parë pritshmëritë e banorëve rreth mundësisë për hapjen e kurifit . E, gjatë qendrimit në këtë fshat intervistuam edhe 91 vjeçarin Isen Iseni apo “plakun e Llojanit”, i cili para një dekade u bë i njohur me një deklaratë për premtimet e rrejshme të e politikanëve. Edhe 10 vite pas deklaratës së tij për kufirin, ai nuk beson se kufiri mund të hapet pa lejen e Beogradit. Në videon më poshtë mund të ndiqni deklaratën e “plakut të Llojanit” që e kishte bërë më 5.7.2019, një ditë pasi Bujar Osmani kishte premtuar se pika kufiri mes Llojanit dhe Miratocës do të hapet së shpejti./Gazeta LAJM
Porosia dhe pritjet e plakut të Llojanit për kufirin (VIDEO)
Porosia dhe pritjet e plakut të Llojanit për kufirin (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Tuesday, December 17, 2019