Shpërthim në një institucion në Shkup, ka të lënduar

Dy piroteknikë në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit u plagosën pasi shpërtheu një granatë e përdorur për vetëtima.

Informacioni për Sitelin u konfirmua nga drejtori Adnan Xhaferovski, i cili thotë se njëri prej punonjësve kaloi me lëndime të lehta, ndërsa tjetri vetëm me gërvishtje dhe është jashtë rrezikut.

Raketat u zhvendosën në një vend të sigurt pas incidentit. Incidenti u konfirmua nga Ministria e Brendshme, por deri më tani nuk ka detaje sepse ende nuk është kryer një inspektim.