Muhamed Zekiri me bashkëshorten dhe vajzën shtrohen në spital

Muhamed Zekiri, gruaja e tij dhe vajza e tyre tremujore Dalia janë shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, ata janë në gjendje të qëndrueshme dhe kanë temperaturë të lartë, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai shtoi se personat që kanë pasur kontakt me Zekirin ende po testohen. Ministri gjithashtu informoi se gjatë fundjavës së ardhshme të zgjatur, kur festohen festat fetare të krishtere, vizitat e varrezave në territorin e të gjithë vendit do të ndalohet, përveç funeraleve.

Sipas vendimit për ndalimin e lëvizjes të sjellë nga Qeveria, varrezat nuk duhet të vizitohen në periudhën nga e enjtja (4 qershor) nga 21:00 deri të hënën (8 qershor) deri në orën 05:00.

Loading...