Shpati e familja marrin vendimin e papritur: Gjithçka të fillojë nga e para

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ka postuar një status në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit ku shkruan që ka marrë vendimin për tu larguar në një vend tjetër.

Selvija: 1 fillim i ri po na pret në një vend tjetër. Dua gjithçka të fillojë nga e para sa i përket kujdesit ndaj vetes dhe mirëqenies time. Ky vit do jetë viti që unë do njihem përsëri me Selvën, ajo që qesh vetëm qesh, vetëm fal dashuri, qetësi dhe ka një jetë dinamike, ushqim ekstrem të shëndetshëm, disiplinë, fitness dhe namaz, sidomos namaz dhe afrimi tek Allahu xh.sh. Unë kam vendosur të braktis çdo gjë që është toksike për mua, prandaj uroj shumë që ky fillim të jetë i mbarë për mua, Shpatin dhe Roelin. Dua të më keni në lutjet e juaja.

Ajo ka postuar edhe më parë statuse për gjendjen e rënduar psikologjike të saj. Selvija ka shprehur që viti 2023 nuk ka qenë i lehtë, dhe ka thënë që shumicën e kohës e kalonte duke qarë.