Donald Veshaj reagon pasi ndjekësit mendojnë se është ai në Big Brother, e jo Romeo

Ditën e djeshme (e diel) pati aludime të shumta se në Big Brother VIP 3 nuk është Romeo Veshaj.

Duke qenë binjak me Donaldin, fansat aluduan se dyshja e famshme mund të jetë ndërruar.

Rrjeti është zier me komente të ndryshme, gjë që bëri të ketë një reagim edhe nga vet prezantuesi.

Foto: Screenshot/Instagram

Donaldi ka shpërndarë një video në InstaStory, me anë të cilës thotë se ndodhet në shtëpinë e tij, e jo në atë të Big Brother.

Bora Zemani dëgjohet në sfond duke thënë me shaka ‘kontrollo mikrofonin’.

 

“Të jesh binjak paska dhe disavantazhe”, ka shkruar ai.

Kjo duket se u bë për shkak të ngjashmërisë së madhe që kanë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/