Don Phenom-it i bëjnë prank: Më le shtatzënë dhe ike

Këngëtari Don Phenom, ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, në “E diell” në Top Channel.

Gjatë emisionit nga një vajzë u shfaq në studio e cila iu prezentua si ish e dashura e tij.

Edhe pse ajo nuk e shfaqi fytyrën e saj, për disa minuta filloi ta bind këngëtarin që ajo ka lindur vajzën e tij.

“Nga ajo marrëdhënie, unë kam pasur një fëmijë, për të cilën Don Phenom nuk e mori vesh asnjëherë. Është një vajzë. Kjo kërkesë publike sot është për Don Phenom, që të marrë përgjegjësitë për veprimet që ka bërë para tri vitesh me mua”, ka thënë vajza misterioze.

Don Phenom nuk ra pre e saj, pasi që në fund edhe i treguan që ishte një “prank”.