Shpallet anketa e parë, ja si qëndron BDI-ja kundrejt koalicionit ASH-AAA (Foto)

Instituti PIPOS me seli në Prishtinë, ka zhvilluar anketën e parë për disponimin e votuesve shqiptarë në Maqedoni, pas arritjes së marrëveshjeve për koalicionim mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, si dhe Lëvizjes Besa me LSDM-në.

Anketa e nxjerr në përparësi të theksuar koalicionin ASH-AAA kundrejt BDI-së. prej qytetarëve të anketuar, 38 për qind janë deklaruar se do të votojnë koalicionin ASH-AAA, kurse 31 për qind BDI-në. për koalicionin LSDM-Besa janë deklaruar 16 për qind e të anketuarve, kurse për PDSH-në 7 për qind.

Mbi 6 për qind e qytetarëve të anketuar kanë refuzuar të përgjigjen se cilën parti do ta votojnë.