Çohuni punoni kosovar, se me këtë ritëm kufiri i Serbisë do ju vijë te “Albi Mall”-i

Roland Gjoni
Perpara se te fillojne bombardimet amerikane, nje informacion te shpejte qe nuk ua tregojne kazanat e rropullive mediatike te Kosoves. Gjate administrates Obama, ne vitet 2011-2012, SHBA ka shqyrtuar terheqjen graduale te trupave amerikane te KFOR dhe transferimin e nje pjese te pergjegjesive kontigjentit turk te NATO-s. Propozimet per terheqje jane diskutuar ne Komitetin e Kongresit Amerikan per Forcat e Armatosura dhe per arsye te pershkallezimit te luftes ne Siri dhe shume arsyeve te tjera te brendshme nuk ka patur hapa konkret ne kete drejtim. Mirepo, planet per tkurrje te pranise ushtarake amerikane ne shume zona te globit si ne Irak, Siri, Libi, Afganistan, Afrike jane zbatuar dhe ripozicionimi amerikan do te vijoje.
Ata qe ankohen se po na prishet aleanca e perjetshme me Ameriken duhet te kene parasysh qe terheqja e trupave amerikane heret ose vone mund te ndodhe. Madje nje mundesi e tille do duhej te jete alarm per punet e pakryera ne forcimin e shtetit, ushtrise, zvogelimin e varesise ekonomike nga Serbia dhe krijimin e nje politike te jashtme vetanake brenda kornizes euro-atlantike. Ska nevoje te lidhet gjithcka me tarifen dhe dialogun me Serbine per te kuptuar se ne 20 vjet nuk eshte punuar per shtet por per te fshehur kapjen e shtetit, korrupsionin masiv, nepotizmin dhe pasurimin e nje grupi te vogel nen parrullen “Amelika, Amelika”. Cohuni e punoni se me kete ritem do ua vene kufirin te qendra tregtare “Albi Mall”.